Rugovasit, në ballë me bajrakun kuqezi sot pushtuan Preshevën

Lajme

Rugovasit, në ballë me bajrakun kuqezi sot pushtuan Preshevën

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 18:53
Festa në Preshevë

Në godinën e komunës së Preshevës është vendosur publikisht flamuri kombëtar shqiptar për t’i paraprirë  Ditës së Flamurit- 28 nëntorit. Mediat serbe kanë shkruar se flamuri qenka vënë “tinëzisht” përkundër asaj se komuna është në qendër të qytetit.

Se është vënë apo jo “tinëzisht” siç shkrujtën mediat serbe dëshmitarët okularë kanë pohuar për “Presheva jonë” se kanë parë njerëzit kur është vënë flamuri publikisht  dy orë  para 28 Nëntorit, kur në qytet lëviznin edhe njerëzit që e vënien e flamurit e kanë pritur me duartrokitje. Madje, flamuri kuqezi sot pikërisht më 28 nëntor valaviti para hundëve të policisë serbe para kolonës se rugovasve që kishin pushtuar sot kryeqytetin e Kosovës Lidore , Preshevën.

Këto supriza dhe mrekullira i kishte paralajmëruar edhe i pari i Preshevës Shqipërimi, që duket se nuk e koriti emrin. 

“Kur jemi bashkë në Preshevë, me të gjithë banorët e Preshevës, do të bëjmë gjëra të mrekullueshme edhe për komunën tonë..”, ka thënë Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës.

Flamuri kombëtar sot është dukur anë e kënd qytetetit të Preshevës nga Shkolla e  Mesme “Skënderbeu”, tek Shtëpia e Kulturës deri para komunës, tek sheshi i lirisë dhe dëmshmorëve të UÇPMB-së përcjellë me tupan jehote kënga dhe vallja shiptare për Shqipërinë tonë nga Vlora deri në Preshevë.

Kur është çështja e përdorimit të flamurit kombëtar në Kosovën Lindore, Beogradi kishte paralajmëruar në mënyrë indirekte shqiptarët e Luginës që të mos vendosin flamurin duke gjobitur ish- kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifin, sepse ai kishte vënë flamurin kombëtar më herët.

Po ashtu një paralajmërim për shqiptarët, ishte edhe rasti tjetër ku një hoxhë ishte dënuar pse kishte vënë flamurin në xhami. Kjo  e fundit ishte bërë nga disa media proserbe në Preshevë me qëllim për t’ia përkujtuar autoriteteve serbe çështje “rrezikut nga flamuri” shqiptar.

“Shqiptarët në Preshevë me vënien e flamurit në komunë u deshmue se shqiptarëve në Preshevë nuk i hanë fort palla as për kërcimet serbe as as për spiunët shqiptarë, sepse jemi mësuar me ta..” thanë qyterarët e Luginës së Preshevës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat