Pamje nga momenti kur u gjet trupi i pajetë i 45 vjeçarit nga Podujeva

Lajme

Pamje nga momenti kur u gjet trupi i pajetë i 45 vjeçarit nga Podujeva

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 14:55
Foto nga vendi ngjarjes

Trupi i i pajetë i një 45 vjeçari është gjetur sot në mëngjes buzë rrugës që lidh fshatin Dumosh me fshatin Batllavë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar gjetjen e kufomës, teksa ka cekur se në afërsi janë gjetur dhe dy gëzhoja të armës.

Nuk dihet se si ka ardhur deri tek humbja e jetës së personit, por  ekipi mjekësor kishte konstatuar menjëherë se viktima është pa shenja jete.

Kurse përmes një video më poshtë mund të shihni momentin e gjetjes së trupit të viktimës në këtë fshat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat