Parashikimi i motit për pesë ditë

Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditë

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 07:49
Ilustrim

Masat e ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit do të jenë prezent mbi gadishullin e Ballkanit.

Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Këto vranësira në viset e ulëta gjatë natës dhe pjesës së parë të ditës së hënë kanë mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe fjolla të dobëta bore, kurse në viset malore pritet të ketë reshje bore të intensitetit të ulët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri në 0 gradë, kurse temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat