Çfarë mund të ndodhë në Kubë, pas vdekjes së Kastros?

Lajme

Çfarë mund të ndodhë në Kubë, pas vdekjes së Kastros?

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 15:04
Fidel Kastro

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Daniel Server, profesor universitar ka shkruar një artikull, lidhur me të ardhmen e Kubës dhe se çfarë mund të ndodhë në këtë shtet, pas vdekjes së liderit jetëgjatë në pushtet, Fidel Kastro.

Në artikullin shkruar për “Politiko”, ai mendon se Kuba tanimë mundet që të hapet me botën demokratike dhe se aty kanë filluar të lulëzojnë edhe iniciativat private të biznesit.

Shkrimi i plotë:

Kubanët tanimë janë në një enigmë të madhe, lidhur me të ardhmen e tyre. Megjithëse posterat në rrugët e Havanës vazhdojnë të thonë se rruga e vërtetë është socializmi dhe liderët jetëgjatë kubanë, duket se edhe në Kubë gjërat kanë nisur të ndryshojnë dhe se aty po gjen terren edhe iniciativa private. Kjo iniciativë e biznesit është shtrirë në shumë fusha, por sidomos në turizëm. Tashmë askush nuk do që të paguhet vetëm 35 dollarë në muaj, por se edhe kubanët janë duke menduar që të kenë fitime sa më të shumta.

Kushdo është duke u munduar të hapë edhe restorante, si dhe është duke u munduar të gjejë rrugë të caktuara, për të pasur sukses në biznes. Kooperativat, me ligjin e ri të vitit 2012 në Kubë, janë duke marrë më tepër formën e ndërmarrjeve private. Ekonomia është duke u rritur edhe në shtetin kuban dhe kjo falë edhe iniciativës private. Në shtetin kuban tanimë mund të gjesh edhe gjëra, të cilat më herët as që mendoje se mundet t’i gjeje. Aty zhvillohet arti bashkëkohor, ka muzikë kubane, si dhe njerëz të artit, që kanë fituar jo pak lirinë. Shteti kuban, përmes vetëm shtetit që vendos gjithçka, ka nisur të “vyshket”. Në Kubë janë duke u bërë investime edhe kapitale dhe kjo gjë ka detyruar edhe shtetin, që të tërhiqet nga vendimmarrjet vetëm të saj dhe ta pakësojë rolin që ka, duke i lënë hapësirë edhe sektorit privat.

Gjatë Luftës së Ftohtë,. Kuba ka qenë pika ku mund të kishte krisur edhe Lufta e Tretë Botërore, duke qenë se ishte një aleate e Bashkimit Sovjetik të kohës. Regjimi kuban përshëndeti vendosjen e raketave bërthamore të Moskës në shtetin kuban dhe se u përpoq që ta dërgonte revolucionin e saj edhe në Afrikë e në mbarë Amerikën Latine, duke përfshirë edhe Puerto Rikon. Por se në vitin 1980, thuajse një milionë kubanë u arratisen nga vendi i tyre për në brigjet e Shteteve të Bashkuara, më shumë prej frikës së një kolapsi të madh në vend sesa nga komunizmi kuban. Kolapsi dukej gjithmonë pranë, për shkak të kundërshtimeve të vazhdueshme që kishte Havana karshi Uashingtonit. Fidel Kastro gjatë pushtetit të tij ka “sfiduar” nëntë presidentë amerikanë. Tanimë Kastro nuk është më, ndërsa Raul, vëllai i tij ka një moshë madhore e se duket se regjimi i tyre mund të jetë edhe në perëndim. Presidenti rus Vladimir Putin ka ambiciet e tij në Kubë dhe se ai vështirë se do ta lërë këtë shtet të vetëm dhe të izoluar nga pjesa tjetër e botës. Kina është e mirëpritur në Kubë, duke qenë se të dyja vendet mbështeten te komunizmi. Vend tjetër me të cilin mund të bashkëpunojë Havana është edhe Brazili, si dhe Meksika e Venezuela.

Edhe SHBA-të duket se kanë interes ta mbajnë mirë me Kubën dhe ndoshta duan që Kuba të bëhet shtet i dështuar, me qëllim që të afrohet më shumë me Uashingtonin zyrtar. Duket se ekonomia e Kubës nuk mund të marrë më frymë, nëse në vend nuk ka investime të huaja dhe të fuqishme ose t’i hapet rruga investimeve, qoftë edhe të vendasve. Politika amerikane duket se do të promovojë sipërmarrjen e suksesshme, për të mos lënë popullin kuban të vuajë dhe t’i mësojë se edhe biznesi privat nuk është gjë e keqe, sikundër ka mësuar populli në Kubë deri më tani. SHBA-së i intereson një Kubë e hapur ekonomikisht dhe që pranon edhe investimet e saj. Një çështje e mprehtë është edhe ajo e pronësisë. Ka toka në Kubë, ku SHBA-të pretendojnë se janë të tyre dhe se pronarët tanimë kubanë, që kanë letra nga shteti i drejtuar nga Fidel Kastro, vështirë se do të lëshojnë nga e tyrja. Një grua kubane, 55-vjeçare ka thënë se populli kuban ka shpresa për tu bërë më mirë, çdo ditë e më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat