Kryesia e LANÇ-së kërkon të çmohet rëndësia e Luftës Nacional Çlirimtare

Lajme

Kryesia e LANÇ-së kërkon të çmohet rëndësia e Luftës Nacional Çlirimtare

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 16:24
LANÇ

Kryesia e veteranëve të Luftës Nacional Çlirimtare të Kosovës (LANÇ), dënon përpjekjet e fundit të individëve, siç thuhet, për njollosjen e Luftës Nacional-Çlirimtare të Kosovës.

Në një komunikatë të lëshuar për media, sot kryesia e LANÇ-së, vlerësoi se dukurit që po shfaqen kohëve të fundit siç janë rrënimet dhe dëmtimet e shtatoreve, pllakateve përkujtimore, prishjet e  varrezave, heqja dhe ndërrimi i  emrave të dëshmorëve dhe heronjve  të popullit nga emërtimet e  rrugëve dhe institucioneve publike, mohimet dhe damkosjet aspak të drejta të vlerave dhe kontributit të tyre për liri, janë thyese dhe të dëmshme për popullin dhe shtetin e ri të Republikës së Kosovës.

“Kërkesat e fundit q t’i ndërrohet emri i palestrës sportive “Sezai Surroi” në Prizren, është shembulli më eklatantë i kësaj dukurie me çfarë tentohet  të shtrembërohet historia dhe të humbet karakteri dhe kontributi i  dëshmorëve që dhënë jetën për lirin e popullit tonë.

Populli shqiptarë u bashkua luftës së bllokut antifashist dhe rezistoi kundër fashizmit dhe nazizmit përkrah Aleancës së madhe të popujve dhe ngadhënjyen ndaj Boshtit të Nazi-fashizmit.

Deri nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, rreth 50.000 luftëtarë nga Kosova luftuan krah në krah me luftëtarët antifashist të Shqipërisë dhe të botës tjetër përparimtare. Ndër ta ishte edhe mësuesi i ri Sezai Surroi, të cilin në vitin 1944, fashistët gjerman varrën bashkë me 6 shokë tjerë në qendër të Prizrenit. Pjesa më e madhe e qytetarëve të Prizrenit  dhe Kosovës me vite respektojnë  dhe me krenari nderojnë emrin dhe veprën e Sezai Surroit. Kontributi i tij sikur i të gjithë veteranëve të LANÇ-së, ishin shumë të rëndësishme për përpjekjet e popullit tonë për pavarësi dhe shtetin e lirë të Kosovës. Veteranët e LANÇ-së në momente kyçe të historisë së vendit, u përcaktuan drejt dhe i dhënë përkrahje Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së drejtë për çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Historia ka nxjerrë në pah dhe ka vlerësuar pozitivisht dhe të dobishme Luftën Nacional Çlirimtare në atë periudhë të historisë së Kosovës dhe të kombit tonë. Ndaj, kryesia e veteranëve të LANÇ-së, kërkon me ngul dhe pa asnjë lëkundje të çmohet drejt rëndësia e LANÇ-së, si një faqe e lavdishme e së shkuarës, si ideal për të ardhmen dhe të refuzohen dhe kundërshtohen me vendosmëri të gjitha tentativat për njollosjen dhe abuzimin e dëshmorëve dhe të vlerave të LANÇ-së”, thuhet në komunikatën e Kryesisë së LANÇ-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat