Mashtrimet e udhëheqjes komunale në Drenas me rrugët

Lajme

Mashtrimet e udhëheqjes komunale në Drenas me rrugët

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 12:40
Rruga në Drenas

Kandidat për Kryetar të Komunës së Drenasit nga Partia Fjala, Vehbi Berisha nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka akuzuar zyrtar udhëheqjen e tanishme komunale se po i mashtron qytetarët e Drenasit duke shtruar zhavorr në kohë fushate.

Për më tepër lexoni postimin e tij të plotë në Facebook.

Të nderuar qytetarë të Drenasit, në vijim ua paraqesim mashtrimin të cilin mundohen ta bëjnë udhëheqja komunale në shkuarje, që mundohet ti mashtron qytetarët me pak zhavorr nëpër rrugë sikur kjo e paraqitur nëpërmjet fotove tek lagja Zogiani dhe Hoti në fshatin Fushticë e epërme. Kjo rrugë nuk është fare e asfaltuar dhe vetëm para fushatave zgjedhore i hidhet do zhavorr për me ju hedh hi syve banoreve të këtyre lagjeve, por kësaj radhe për fat keq ju ka qellu fushata e shkurt, prandaj ju themi mos u mundoni fare, por vetëm vazhdoni gjumin e përjetshëm.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat