Mustafa: Takimi në Strasburg i është prezantuar me mangësi opinionit

Lajme

Mustafa: Takimi në Strasburg i është prezantuar me mangësi opinionit

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 11:51
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Muhamet Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Muhamet Mustafa vlerëson se mbledhja e Komisionit (të përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian) për Stabilizim që u mbajt gjatë kësaj jave ( te mërkurën dhe të enjten) u prezentua me shumë mangësi në opinionin e Kosovës.

Funksioni i këtij komisioni të përbashkët që u mbajt për herë të dytë pas takimit të parë në Prishtinë,  në maj të këtij viti, siç thotë ai, është të përcjellë dhe nxitë zbatimin e MSA.

“U tha se gjoja Parlamenti Evropian mori vendime ose dha rekomandime te caktuara. Kjo aspak nuk ishte vërtete. Pra ishte një Komision i përbashkët , ku 13 ishin deputetë të Kuvendit të Kosovës nga të gjitha , grupet parlamentare ( shumica kuptohet nga pozita) dhe 5-6 deputetë të Parlamentit Evropian. Eshtë me rëndësi se gjithë rekomandimet u aprovuan thuaja njëzëri ( me një abstenim) . Kjo kishte të bëjë edhe me rekomandimin rreth humbjes tragjike e të dhembshme të jetës së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit. U votua nga të gjithë të pranishmit dhe në një formulim të tillë që besoj se do të votohej edhe në Kuvendin e Kosovës, që i shpreh ngushëllime familjes e shokëve për humbjen e rëndë, që i fton organet kompetente të hetojnë dhe zbardhin rrethanat dhe të vejnë para ligjit gjithë ata që mund të kenë bërë vepra antiligjore”, shkruan Mustafa në Facebook.

Ai tutje thotë se kjo mbledhje u prezentua edhe si e përshkuar në tërësi me kritika ndaj qeverisë, edhe kjo është e njëanshme .

 

“Kritikat ishin të balancuara dhe kishin të bëjë edhe me sjelljet e opozitës e kishte gjithashtu edhe njohje të rezultateve dhe progresit në fusha përkatëse. Në zhurmën që bëhet me primesa të një lufte primitive politike dhe për protagonizëm shpesh opinioni po mbetet pa informatën e saktë”, shtoi ai

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat