Heroi i Kosovës Jon Harrison ka nevojë për ndihmë që ta mposhtë sëmundjen

Lajme

Heroi i Kosovës Jon Harrison ka nevojë për ndihmë që ta mposhtë sëmundjen

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 22:17
Jon Harrison

Në ditët më të vështira për Kosovën, Jon Harrison, erdhi për të  ndihmuar, por tani ai pikërisht në Kosovë gjeti edhe qarën për hallin e tij të madh.

Ish-pjesëtari i forcave speciale Britanike, që shërbeu në Brigadën “138 Agim Ramdani”, si trajnues për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, tani po përballet me sëmundje shumë të rënda.

Por për njërën prej tyre, kancerin në tru, një mjek kosovar i dha këshill të rëndësishme.

Por, tani për shërim atij i duhen rreth 40 mijë funte, ose 47 mijë euro, njofton Klan Kosova.

Këto para Harrison nuk i ka, prandaj ka nisur një fushat mbledhjeje e fondeve përmes webfaqes gofundme.com, paypal dhe llogarisë bankare.

Deri tani janë mbledhur rreth 4000 funte, e Jon falënderon të gjithë ata që mund ta përkrahin.

Harrison të cilit gjatë luftës në Kroaci serbët ia dogjën të gjallë gruan shtatzënë dhe familjen e saj, vuan edhe nga kanceri në zorrën e trashë, dhe një tumor në pjesën e poshtme të shpinës.

Aktualisht i merr nga marr 32 tableta në ditë, shumica për dhimbje.

Britaniku është njeri shumë i respektuar në Kosovë, përveç dekoratave, me emrin e tij u pagëzua edhe një rrugë në Prizren.

Ndihmojeni heroin e Kosovës, Jon Harrison, përmes webfaqes gofundme.com.

Nëse nuk keni mundësi të dhuroni donacion përmes webfaqes gofundme.com, ju mund të kontaktoni [email protected]  (at) gmail (dot) com, ose në Facebook – Lejla Hyseni 
Ajo do t’ju tregojë si të dhuroni donacionin tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat