I ka vrarë të birin, por Rabi’a al-Dousari ka vendosur ta falë, sigurisht me një kusht. Babai nga Arabia Saudite ka kërkuar nga vrasësi i të birit që të memorizojë të gjithë Kur’anin. Ky është kushti që ai vendosi për vrasësin e të birit, Faisal al-Ameri.
Rabi’a al-Dousari premtoi se do ta falte të dënuarin nëse ai memorizon të gjithë Kur’anin para daljes nga burgu, shkruan gazeta saudite Al Yaëm.
Ameri u dënua për vrasjen e Abdullah Dousary-t pasi të dy patën një zënkë, e cila përfundoi në tragjedi, ndërsa Komiteti i Lartë për Pajtim i kishte bërë kërkesë të atit që ta falte Amerin.
Babai, i cili refuzoi çdo shpagim të mundshëm me para, siç është zakon në Saudi, vendosi që t’i jepte vrasësit një mësim të vlefshëm, në vend që të hakmerrej.