Kjo është gruaja që vuan nga 6000 tumore

Lajme

Kjo është gruaja që vuan nga 6000 tumore

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 17:14
Libby Huffer

Një grua ka deklaruar se lëkura e saj, është shkaktare që ajo jeton me 6000 tumore në tërë trupin e saj.

Libby Huffer nga Fort Wayne në Indiana, vuan nga një gjendje e rrallë shëndetësore e quajtur Neurofibromatosis, që kur ishte vetëm pesë vjeçare.

Ajo kishte jetuar një jetë normale gjatë adoleshencës, kur qindra guga i dolën në trupin e saj, dhe njerëzit frikësoheshin asaj, shkruan Mirror.

Gjërat shkuan për të keq në vitin 1993, kur hormonet e saj të shtatzënisë bënë që tumori i saj të shumëzohet për një mijë herë.

Mirëpo edhe pse ajo iu është nënshtruar operacioneve kirurgjike për t’i larguar këto gunga nga lëkura, ato sërish dolën në sipërfaqe duke e lënë Libby’n në dhimbje kronika nga balli deri te këmbët.

Së fundmi ajo ka marrë guxim që ta tregojë haptazi lëkurën e saj, duke shpresuar që mund të marrë fonde për trajtim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat