Luftanija më e frikshme në botë në telashe të papara, vetëm një javë pas inaugurimit

Lajme

Luftanija më e frikshme në botë në telashe të papara, vetëm një javë pas inaugurimit

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 16:43
Luftanija “USS Zumwalt”

Vetëm një javë pas debutimit të saj, luftanija më e përparuar teknologjike e marinës amerikane, “USS Zumwalt”, ka dalë jashtë përdorimit për shkak të problemeve mekanike që ka pësuar ndërkohë që ishte duke kaluar në Kanalim e Panamasë.

“Afati për riparimet është duke u vendosur tani,” tha komandanti i Skuadriljes, Ryan Perry ka në një deklaratë për CNN.

Anija mendohet të jetë shkatërruesi më i avancuar  i ndërtuar ndonjëherë.

Ngjarja ndodhi të hënën, ndërkohë që luftanija ishte nisur drejt San Diegos, ku do t’i bashkohej Flotës së tretë amerikane, e cila është përgjegjëse për Oqeanin Paqësor, transmeton syri.

Perry theksoi se komandanti i Flotës, admirali Nora Tyson, i cili ka drejtuar anijen nuk ka dhenë ende një shpjegim për incidentin e papritur.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat