Pas shfaqjes së dashurisë ndaj Serbisë, familja Berisha e leqitë Hatixhe Berishën

Lajme

Pas shfaqjes së dashurisë ndaj Serbisë, familja Berisha e leqitë Hatixhe Berishën

Nga: P.R Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 14:38
Hatixhe Berisha

Ditë më parë në mediat serbe, Hatixhe Berisha, Profesoreshë në Akademinë Ushtarake të Serbisë, në Katedrën e Strategjisë, kishte rrëfyer se sa shumë e do Serbinë.

Në këtë emision ajo dhe familja e saj shfaqen të “ndershëm, kozmopolitë e të edukuar” për ta mbrojtur tokën e tyre – Serbinë!

Hatixhja ka lindur në një familje me gjashtë fëmijë, me tre vëllezër e tri motra. Vëllai i saj Izeti vritet në luftë kundër kroatëve, në Vukovar. Në varrimin e tij nuk merr pjesë asnjë shqiptar.

Ajo madje thotë se kur kërcet lufta në Kosovë, UÇK ka shkuar te babai i saj Halliti, për t’ia marrë djemtë e sa ai u thotë që nuk ka djem për të shitur. Kësaj familjeje, që të gjithë anëtarët i kishte të punësuar ose në Ushtrinë ose në organet tjera të sigurisë të Serbisë, i vritet djali Ademi, në luftë kundër UÇK-. Në komemoracionin e tij u tha: “Patriotizmin e dashurinë për Jugosllavinë e ka paguar me jetë”.

Por në email te redaksisë së gazetës “Bota sot”, ka ardhur një reagim nga një anëtar i familjes Berisha, nga Emin Berisha.

Në këtë reagim, thuhet se familja Berisha i kërkon falje popullit shqiptar të Kosovës për këtë incident, duke theksuar se ata Hatixhe Berishën nuk e konsiderojnë më si anëtare të familjes së tyre.

“Para disa dite në një emision televiziv serbë, u shfaqë një emision „ZIVOT PRICA“ në të cilën ka more pjese një anëtare te familjes tonë Hatixhe Berisha.Në këtë rast familja Berisha ka nevojë për te kërkuar falje popullit të Kosovës për  këtë incident të një anëtare të familjes sonë, në mendimin individual. Ne më nuk e e llogarisim për anëtare se çdo punë ka bërë pa dije e familjes në kokën e vetë. Për të ditur ajo një kohë të gjate ka pengesa psiqike, nuk është në gjendje normale, familja Berisha nuk ja jepë përkrahje për gjeste të bëra, dhe ne nuk e bëjmë më anëtare të familjes sonë. Ju lusim dhe kërkojmë falje çdo individ, përkatësisht popullit shqiptarë për këtë ranim ndaj popullit të lashte heroik, për çdo njeri qe ka lënë kontributin e vetë për ardhmërinë e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat