Haradinaj falënderon Amerikën

Lajme

Haradinaj falënderon Amerikën

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 12:41
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës së Falënderimeve në SHBA, ka thënë se populli i Kosovës mbetet mirënjohës ndaj këtij vendi për kontributin ndaj Kosovës.

“Me rastin e Ditës së Falënderimeve, festë tradicionale amerikane, i uroj popullit amerikan paqe, begati dhe shumë gëzime në familjet e tyre.

Populli i Kosovës u është përherë mirënjohës Qeverisë dhe popullit të SHBA-ve, për ndihmën dhe mbështetjen në realizimin e aspiratës historike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në "Facebook". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat