Si e kidnapoi SHIK-u, Enver Bytyçin në mes të Tiranës

Lajme

Si e kidnapoi SHIK-u, Enver Bytyçin në mes të Tiranës

Nga: Bota sot Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 12:19
Enver Bytyqi

Enver Bytyqi, publicist nga Tirana dhe opinionist dhe bashkëpunëtor i gazetës “Bota sot”, në një postim në faqen e  tij në facebook, ka kujtuar një moment te jetës së tij kur atë e kishte arrestuar SHIK-u në mes të Tiranës, ngjarje kjo e ndodhur me 23 nëntor të vitit 2000.

 “Si sot 16 vjet më parë, me 23 nëntor 2000 ora 10.00, njerëzit e shefit të shërbimit sekret Fatos Klosit më morën peng në mes të Tiranës. Dy furistrada me 4 persona e me targa bullgare më ndaluan te busti i Osman Kazazit dhe me pistoletë te koka, në prezencë të gruas time, më futën me forcë në njërën makinë dhe më mbajtën disa orë nën tortura në bodrumet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Aso kohe pengmarrësit, ndër ta një drejtor i SHIK-ut, janë denoncuar me emra, por askush nuk mbajti përgjegjësi. Shkaku i kësaj pengmarrjeje shoqëruar me goditje e torturë ishte denoncimi në revistën KOHA të politikave të qeverisë. Ndërkohë një drejtor tjetër i Fatos Klosit, P. V, shoqëruar me njerëz të hurit e litarit, vinte thuajse çdo dy javë, kur botohej revista dhe bënte presion disa orësh për shkrimet e botuara. Kohë të çuditshme, por që nuk harrohen”, ka shkruar në faqen e tij në facebook Enver Bytyqi./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat