Një Gjykatë serbe nga Vranja dënon liderin e PD-së Arifin, për vënien e flamurit kuqezi në Bujanoc

Lajme

Një Gjykatë serbe nga Vranja dënon liderin e PD-së Arifin, për vënien e flamurit kuqezi në Bujanoc

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 22:59
Nagip Arifi

Bujanoc, 23 Nëntor -Gjykata serbe në Vrajë-Njësia në Bujanoc ka shqiptuar dënimin e Partisë Demokratike në Bujanoc së cilës i prinë Nagip Arifi për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptarë në Bujanoc për festën e nëntorit.

Mësohet se, gjykata serbe Arifin e ka dënuar me arsyen se në selinë e vet të PD-së se “më 28 Nëntor të vitit 2014 ka vendosur flamurin e shtetit të Shqipërisë duke injoruar flamurin e Serbisë dhe në këtë rast ka shkelur ligjin për pamjen e përdorimit të flamurit dhe himnit të Serbisë.”

Sipas dokumentit-vendimit të gjykatës Partia Demokratike si subjekt juridik dënohet me vlerë prej 100 mijë dinarë (afro 850 euro) dhe bartësi i kësaj partie Nagip Arifi si person fizik prej 10 mijë dinarëve (85 euro).

Një anëtar i kësaj partie i ka deklaruar “Presheva jonë” se “provuam t’ia lëmë edhe 850 tjera gati, tash për 28 Nëntorin e sivjem. Flamuri ynë s’ka çmim, ai është i njohur ndërkombëtarisht si në Zvicër ashtu edhe ne Amerikë, Gjermani. Flamuri ynë sot valon edhe në Serbi dhe Afrikë pse jo edhe në Bujanoc e Preshevë ?!”

Nga liderë dhe shoqata joqeveritare ne Presheve ky dënim për flamurin kombëtar mu në prag të festës sonë kombëtare 28 Nëntori është kuptuar jo vetëm paralajmërim, por edhe si kërcënim nga ana e Beogradit.

Meqë përdorimi i simboleve kombëtare për pakicën shqiptare në Serbi akoma nuk është rregulluar me ligj dhe një pjesë e shqiptarëve vazhdojmë të ndiqen penalisht për përdorim nëpër ambiente të hapura dhe të mbyllura për festën e 28 Nëntorit- ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Edhe 28 Nëntori i ardhshëm do te këtë surpriza, sepse qytetarët e Luginës së Preshevës tashmë janë mësuar me këtë regjim antishqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat