Vajza e pastrehë në Romë, refuzon të kthehet në shtëpi me prindërit e saj

Lajme

Vajza e pastrehë në Romë, refuzon të kthehet në shtëpi me prindërit e saj

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 19:18
Embla Jauhojarvi

Vajza e pastrehë e cila u bë tashmë e njohur nga të gjitha mediat në botë, është takuar me prindërit e saj në Romë. Mirëpo, tani ajo refuzon të kthehet në shtëpi në Suedi me prindërit e saj

Ajo ishte zhdukur para 6 muajve, tregojnë prindërit derisa ishin në pushime në Portugali, shkruan MailOnline.

“Ajo refuzon të kthehet me ne në Suedi”, tregon babai i saj, i cili thotë se nuk kishte ndalë së kërkuari vajzën e tij, e cila është e diagnostifikuar me sëmundjen “Asperger”.

“Si kanë mundur autoritetet në Itali ta lënë atë në rrugë, ajo nuk është mirë. Nuk thotë asnjë fjalë”, tregon babai i saj në lot.

Embla Jauhojarvi, 21 vjeçare ka refuzuar kthimin me prindërit e saj në Suedi, pasi sipas saj, ajo dëshiron të rrijë në rrugët e Romës.

“Ajo dëshiron të kthehet e të jetojë në rrugë, ne nuk mund ta shohim vajzën tonë të cilën e kërkuam tash e sa muaj, duke jetuar në rrugë”, ka thënë nëna e saj.

Fotografi të Embla Jauhojarvi u shpërndanë fillimisht në rrjetet sociale, e më pas filluan edhe mediat të shkruajnë për të, duke e cilësuar si vajza misterioze e pastrehë që flet anglisht në Romë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat