Shoferi nga Maqedonia aksidenton për vdekje qytetarin nga Gjermania, dyshohet për vrasje me paramendim

Lajme

Shoferi nga Maqedonia aksidenton për vdekje qytetarin nga Gjermania, dyshohet për vrasje me paramendim

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 23 nëntor 2016 Në ora: 17:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vdekje tragjike ka ndodhur në A57, si pasojë e një defekti teknik në automjetin tip Ford me pronar një 55 vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën mbrëma mes qyteteve gjermane Dormagen dhe Worringen në drejtim të Kölnit, shkruan bild.de. Kur 55 vjeçari doli nga vetura me defekt, në drejtim të tij, për arsye akoma të panjohura ka ardhur me shpejtësi një veturë me shofer nga Maqedonia (40), që çuditërisht pas aksidentimit nuk ka thirrur policinë, bile është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

"Banori nga Pulheimer nuk arriti të shpëtojë përkundër ndihmës së mjekëve,” përcjell botasot.info. "Ai vdiq në vendngjarje."

Shoferi nga Maqedonia është arrestuar pak çaste më vonë dhe mund të akuzohet për vrasje. Policia akoma nuk ka zbardhur tërësisht ngjarjen. 40 vjeçari nuk kishte adresë banimi në Gjermani./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat