Gjermani: Arrestohet serbi, që tentoi të trafikonte tre persona nga Kosova

Lajme

Gjermani: Arrestohet serbi, që tentoi të trafikonte tre persona nga Kosova

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 23 nëntor 2016 Në ora: 16:26
Ilustrim

Në 19 nëntor, e premte, policia federale gjermane ka kontrolluar një veturë tip “VW Polo,” ku krahas shoferit kishte edhe tre pasagjerë, shkruan wochenblatt.de. Automjeti u ndal pak pasi kaloi kufirin austriak. Shoferi ishte serb, 56 vjeç, ndërsa tre pasagjerët ishin shqiptarë të Kosovës, të cilët, nuk kishin dokumenta të rregullta.

Policia gjatë kontrollit sekuestroi një pasaportë serbe, ndërsa personi nuk ishte në veturë. Hetuesit në pyetjet që i kanë bërë serbit kanë gjetur se ai po barte njerëz nga Austria në Gjermani.
Shoferi është kthyer mbrapsht në Austri, ku i është ngritur procedimi penal për trafikimin e qenieve njerëzore./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat