Serbia terrorizon familjen Jashari të fshatit Rahovicë të komunës së Preshevës

Lajme

Serbia terrorizon familjen Jashari të fshatit Rahovicë të komunës së Preshevës

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 12:53
Fshati Rahovice i Komunes se Presheves

Skender Jashari nga fshati Rahovicë i Komunës së Preshevës, i strehuar si refugjat politik në Kosovë, thotë se autoritetet serbe ia kanë hequr gërmadhat e shtëpisë së familjes së tij më 28 tetor të këtij viti.

“Më 28 tetor 2016, njoftohem  nga  disa fqinjë të  mi, që disa kamion dhe një eskavator kishte  hequr gërmadhat e  shtëpisë së familjes time të ngushtë, duke  e fshehur  kështu  çdo gjurmë të  terrorit të Serbisë. Nga dëshmitë  e fqinjëve, tregojnë që  kamionët dhe  eskavatori nuk kanë  qenë  nga  komuna e Preshevës- sepse nuk i njohin  fare”, thotë Jashari.

Sipas tij,  Serbia në mënyrë të përsëritur ka demoluar shtëpinë e tij që nga vitit 2012, duke shkaktuar terror mbi këtë familje.

Ai madje thotë se në vitin 2013 shtëpia i ishte detonuar deri në djegien e tërësishme të saj.    

“Kjo shtëpi është demoluar disa herë: më dhjetor 2012 ishte  vandalizu-demolu. Më 7 korrik 2013 sërish  demolohet dhe shkruhen  grafite shoveniste  serbe( derisa  në  Gjykatën Themelore në Gjilan, Fraksioni politik  i EULEX-it i porositur nga Serbia, zhvillonte  gjykimin politik kundër meje si pjesë e Grupit të Dobrosinit-të Lëvizjes së Lirisë); e që më 18 dhjetor 2013 minohet e që detonohet  gjatë ditës, duke  shkaktuar djegien  e tërësishme të kësaj  shtëpie”, ka thënë Jashari.

Jashari ka theksuar se më 29 tetor 2016,  ka lajmëruar institucionet  kompetente, vendore dhe  ndërkombëtare në Kosovë për këtë rast, por se sipas tij asnjë nga ta nuk është marrë me këtë shqetësim.

“Njëjtë edhe  Institucionet-Organizatat që  në Luginë të Preshevës janë të  akredituara nga Bashkimi Evropian, për të  mbrojtur të  drejtat  e shqiptareve, siç edhe më  përpara ka ngja,  plotësisht  heshtin”, thotë ai.

Skender, (Gjergj-emri i pagëzimit) Jashari, ishte gjykuar nga EULEX-i në Gjykatën Themelore në Gjilan,  si pjesë e Grupit të Dobrosinit-të Lëvizjes së Lirisë, gjykim ky të cilin ai e quan politik dhe të porositur nga Serbia.

Ai ishte dënuar  për  Luftë  Guerile  kundër Serbisë.

Jashari ka dërguar në e-mailin e redaksisë së kp edhe disa fotografi të shtëpisë së tij, para dhe pas demolimit të tërësishëm të saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat