Marko Gjuriq vjen sot në veriun e Mitrovicës?

Lajme

Marko Gjuriq vjen sot në veriun e Mitrovicës?

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 12:49
Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq

Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dje ka bërë një postim në rrjetin social “Twitter” ku ka paralajmëruar vizitën e tij në veriun e Mitrovicës

Ai ka shkruar se sot shënohet Dita e Komunës së Mitrovicës, kurse takimi për shënimin e kësaj ditë do të mbahet sot në ora 12:00.

“Shënimi i Ditës së Komunës së Mitrovicës, nesër në ora 12 në Oborrin e Mitrovicës”, ka shkruar Gjuriq.

Ende nuk dihet nëse Marko Gjuriq ka ardhur në Kosovë, mirëpo kështu ka shkruar ai në Twitter.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat