ISIS publikon pamjet e tmerrshme – shihni si e ekzekutuan kolonelin jemenas (+18)

Lajme

ISIS publikon pamjet e tmerrshme – shihni si e ekzekutuan kolonelin jemenas (+18)

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 11:09
Abd Al-Rahim Al-Dale’i ishte ekzekutuar nga militantët e ISIS-it, derisa ai po hipte në makinën e tij në qytetin e shkatërruar të Aden

Shteti Islamik ka publikuar pamjet trishtuese të vrasjes së një koloneli jemenas, i cili u vra nga vrasësit me maska.

Koloneli i Sigurisë së Aeroportit, Abd Al-Rahim Al-Dale’i ishte ekzekutuar nga militantët e ISIS-it, derisa ai po hipte në makinën e tij në qytetin e shkatërruar të Aden, një qytet në jug të Jemenit.

Edhe pse asnjë grup fillimisht mori përgjegjësinë, Shteti Islamik më vonë ka publikuar pamjet e sulmit të pashpirt, shkruajnë mediat e huaja.

Pamjet tregojnë një njeri të armatosur i cili i afrohet Al-Dale’it me armën e tij të ngritur, derisa koloneli tenton të futet në veturën e tij.

Ai pastaj tërheq këmbëzën dhe shefi i sigurisë së aeroportit është parë i shtrirë në tokë.

Mediat e huaja vlerësojnë se militantët e ISIS kanë përfituar nga 19 muaj të luftës civile në Jemen për të zgjeruar praninë e tyre në qytet, e cila është bërë kryeqyteti i përkohshëm i Jemenit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat