Po kërcënohem nga qitësi më i mirë i rajonit, thotë Vuçiq

Lajme

Po kërcënohem nga qitësi më i mirë i rajonit, thotë Vuçiq

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 23:23
Aleksandar Vuçiq

Marr kërcënime, por nuk frikohem për jetën time, frikohem për familjen time, ka thënë kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Shefi i Qeverisë serbe, duke folur për revistën kroate Globus ka thënë se në fillim çdo gjë i dukej. Por,ka shtuar ai, tash u gjet arsenal armësh. Janë gjetur njerëz që tashmë kanë qenë të burgosur për shkak të vëzhgimit të banesës së vëllait tim. Kemi dëshmitarin i cili ka konfirmuar se njëri nga ata ka thënë ”se për ta parë si do të kalojë Vuçiq!”

“E bëhet fjalë për njërin nga qitësit më të mirë në rajon” i ka thënë Vuçiq javores kroate duke shtuar se “kjo është Serbia dhe kë s’e kemi vrarë ne? Kemi vrarë të gjithë ata që kanë pasur vlerë: Karagjorgjen, Miloshin, dhe në fund kryeministrin Gjingjiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat