KFOR transporton një foshnjë nga Prishtina në Beograd

Lajme

KFOR transporton një foshnjë nga Prishtina në Beograd

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 20:22
Helikopteri i KFOR-it

Të hënën, KFOR , nga Prishtina për në Beograd ka transportuar një foshnjë shëndeti i të cilës ka qenë në rrezik, ka kumtuar NATO.

Foshnja e lindur në Graçanicë ka pasur probleme me zemër.

KFOR fillimisht e ka dërguar në spitalin e Prishtinës ku mjekët ia dolën ta stabilizonin gjendjen e saj.

Duke përmbushur kërkesën e prindërve, foshnja të hënën është transportuar me helikopterin sanitar në Beograd.

NATO thekson se ky evakuim mjekësor ka qenë i mundur falë bashkëpunimit të mirë të Serbisë dhe KFOR-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat