Smajl Mulaj zbulon një inhalator të veçantë

Lajme

Smajl Mulaj zbulon një inhalator të veçantë

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 19:57
Foto

Elektricisti Smajl Mulaj nga Peja, ka zbuluar një inhalator të veçantë dhe shumë efikas, të cilin tani më e ka patentuar.

Siç raporton televizoni publik, inhalatori i zbuluar nga Mulaj ofron shërbim të njëhershëm për 4 pacientë dhe e ruan kualitetin e punës.

Mulaj ka thënë se këtë zbulim e ka bërë duke parë nevojën për ofrimin e shërbimeve për pacientë, ndërsa para një viti është ky zbulim është patentuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Aparati është vënë në punë në Spitalin e Pejës dhe mjekët thonë se nuk kanë pasur asnjë problem që nga fillimi i punës së këtij aparati, i cili po vlerësohet më shumë rëndësi për qytetarët e Pejës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat