Gjeneralja e parë shqiptare insipirohet nga Gjenerali amerikan i luftës

Lajme

Gjeneralja e parë shqiptare insipirohet nga Gjenerali amerikan i luftës

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 14:51
Manushaqe Shehu, gjeneralja e parë në ushtrinë shqiptare. Foto: Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë

Manushaqe Shehu, gruaja e parë që bëhet Gjeneral në Ballkan, thotë se ia borxh suksesin mbështetjes familjare duke u mbështetur gjithashtu në një moto të heroit amerikan të luftës.

Manushaqe Shehu u bë Gjenerale e Forcave të Armatosura Shqiptare më 16 nëntor.

Kjo ishte një pikë kthese në historinë shqiptare dhe atë të Ballkanit. Në moshën 51 vjeçare ish-kolonelja është gruaja e parë që arrin kaq lart në ekzistencën 104 vjeçare të Shqipërisë si shtet i pavarur.

Në ndërkohë Shqipëria ka fituar njohjen si shteti i parë në Ballkan që ka graduar një grua në gradën e Gjeneralit.

Ajo iu bashkua ushtrisë shqiptare 32 vjet më parë, kur ishte 19 vjeçe, duke vazhduar në hapat e anëtarëve të tjerë të familjes, tha ajo në një intervistë për BIRN-in.

“Unë vij nga një familje ushtarake. Babai, xhaxhai dhe dy vëllezërit e mi ishin pjesë e ushtrisë”, tha ajo.

Gjeneralja Shehu tha se i ka mbijetuar vështirësisë së jetës si grua në ushtri me një vullnet të fortë dhe me krenarinë që e ka marrë duke marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme ushtarake.

Gjithsesi, ajo thotë se gjatë karrierës së gjatë ushtarake ajo është përballur me momente të vështira kur duheshin jo vetëm rezerva të forcës fizike por edhe mentale.

“Ka pasur momente shumë të vështira në punën time. Më kujtohet kur duhej të marshoja 24 orë në shi me pajisje me peshë 40 kilogramë”, thotë ajo.

“Një nga situatat e mia më kritike ishte në malin Pjece në vitin 1988. Ne u vendosëm atje në tenda , por për shkak të një stuhie të borës mbetëm aty për një muaj”, shtoi Shehu.

Shqipëria u bë pjesë e NATO-s në vitin 2009 dhe që nga atëherë ushtria shqiptare vazhdimisht i ka mbështetur misionet e aleancës me trupa ushtarakë dhe shërbime të tjera.

Në vijë me standardet e NATO-s, shteti nuk ka më një ushtri të madhe me rekrutim por një ushtri profesionale me një personel prej 8500 vetë, me rreth 14 përqind të tyre të gjinisë femërore.

Nëna e dy fëmijëve, Shehu thotë se mbështetja e familjes së saj ka qenë qenësore për suksesin në karrierë.

“Dy fëmijët e mi dhe burri im kanë qenë inspirimi im për të bërë më shumë në karrierë. Pa ndihmën e tyre, nuk do të kisha mbërritur ku jam”, thotë ajo.

Gjithsesi, ndonjëherë jeta dinamike e ushtrisë e ka çmimin e vet. Gjeneralja Shehu pranon se nuk ka qenë pranë fëmijëve të saj sa herë që është dashur për shkak të angazhimeve në punë.

“Si nënë, ka pasur mjaft momente të vështira, përgjithësisht kur fëmijëve të mi iu kam dashur dhe nuk kam qenë afër tyre,”, tha Shehu.

Ajo gjithashtu pranon se ka dashur të bëhet Gjenerale prej momentit që është bërë oficere.

Por ajo filloi ta besojë ëndrrën e saj si të mundshme vetëm në vitin 2010, kur u gradua në gradën e Koloneles, pasi kreu studimet Master në siguri kombëtare.

Ajo beson se mundësitë për t’u graduar më tej në shkallën e Gjenerales u përmirësuan kur Shqipëria bëri për herë të parë një Ministre të Mbrojtjes, Mimi Kodheli në vitin 2013.

“Kam pasur një mundësi të madhe në momentin kur Mimi Kodheli u bë minister, megjithëse pasi u bëra kolonele vetëm se kisha filluar të besoj se vërtetë mund të shkoj para në karrierën ushtarake”, tha ajo.

Në jetë dhe punë ajo mbetet e udhëhequr nga fjalët e një Gjenerali tjetër, më të famshëm, heroit amerikan të Luftës së Dytë Botërore, dhe Presidentit pauses, Dwight ‘Ike’ Eisenhoëer, motoja e të cilit ishte, “Planet janë asgjë, planifikimi është gjithçka”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat