KLSH marrëveshje bashkëpunimi me Zyrën e Auditimit të Kosovës

Lajme

KLSH marrëveshje bashkëpunimi me Zyrën e Auditimit të Kosovës

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 14:03
Ilustrim

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës. Marrëveshja është nënshkruar në Prishtinë nga Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm dhe Bujar Leskaj, Kryetar i KLSH.

“Në datën 22 nëntor 2016 u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit dhe Plani i aktiviteteve të përbashkëta për vitet ‎2017-2018 mes Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit. Marrëveshja u nënshkrua në Prishtinë nga z. Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm dhe z. Bujar Leskaj, Kryetar i KLSH”, thuhet në njoftim.

Kjo marrëveshje synon të rrisë bashkëpunimin mes institucioneve të dy vendeve sa i takon aktiviteteve të ndryshme në funksion të përmbushjes së detyrimeve përkatëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat