U mbajt konferencë për shtyp kushtuar sensibilizimit të çështjes çame

Lajme

U mbajt konferencë për shtyp kushtuar sensibilizimit të çështjes çame

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 12:21
Nje foto për kujtim të pjesëmarrese nga Hoteli Grand kushtuar çeshjes çame

Anëtaret e Shoqata Demokratike Shqiptare “Çamëria nga" Holanda- dega në Kosovë në lokalet e hotelit Grand në Prishtinë mbajti një konferencë për mjetet e informimit të Kosovës ku ju kushtua një vëmendje e posaçme- sensibilizimin të çështjes Çame.

Kryetari i Shoqatës Demokratike Shqiptare për Kosovë  Dibran Fylli në një fjale të shkurte i falënderoi te pranishmit dhe ju uroi Republikën e Çamërisë ne ekzil  me shtatëmbëdhjetë mijë e pesëqind kilometra katror  në Epirin e lashte.

Kryeministri i Qeverise se Çamërisë  Festim Lato e përshëndeti ketë Konference, duke shpresuar se çamet sa me pare te kthehen ne trohet e tyre etnike stërgjyshore dhe  atyre tu njihet sa me pare shteti i Çamërisë nga shtetet dhe OKB. Nënkryetari i degës për Kosovën të kësaj shoqate, Asllan Qyqalla- duke i përshëndet të pranishmit në një fjalë të shkurtër  para të pranishmeve  u angazhua për ecurinë e Shoqatës për dosjet Çamërisë te cilat  janë pranuar në Gjykatën Ndërkombëtare ne Hage, kurse kryetari i kësaj Shoqatë në Holande.

Rrustem Geci të pranishmeve në lokalet e Hotelit Grand u foli për kronologjinë e takimeve zyrtare te kryeministrit te Çamërisë, funksionimin e shtetit ku janë formuar tri Ministri ajo e Mbrojtjes të punëve te jashtme dhe e punëve te brendshme. Ne ketë Konference një shpalosje te vizitave ne token e Çamërisë qe sot janë te okupuara nga Greqia.. Për të pranishmit plaku i moshës 90- vjeçare nga fshati Rezallë recitoi një vjershe kushtua Çamërisë. Te gjithë e uruan Republikën e Çamërisë qe te jetësohet sa me  parë në jetë dhe vepër.          

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat