Një biznesmen shqiptaro-amerikan ka nis punën për takimin Rama-Trump?!

Lajme

Një biznesmen shqiptaro-amerikan ka nis punën për takimin Rama-Trump?!

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 20:57
Edi Rama e Donald Trump

Kryeministri Edi Rama ka nisur një fushatë për t’u afruar me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Kështu, një burim në New York, thotë se ai po aktivizon së fundmi një biznesmen të fuqishëm amerikan, me origjinë shqiptare, i cili ka lidhje të vjetra me republikanët dhe miqësi personale me Trumpin. Ky personazh, i cili është afruar dy vitet e fundit me Ramën, thuhet se mund të rregullojë edhe një takim me presidentit e porsazgjedhur të SHBA.

Biznesmeni në fjalë do ta kishte patur suksesin e siguruar, nëse nuk do të kishte bërë një “gafë” politike kohë më parë. Ai njihet si një republikan i devotshëm, por në fund doli në mbështetje të Hillary Clintonit dhe madje organizoi mbledhje fondesh për të. Thuhet se në këtë ndryshim ishte ndikuar Rama i cili jo vetëm ishte i bindur në fitoren e Hillarys, por kishte bërë plane për të ardhmen pas kësaj fitoreje. Thuhej që këto plane shkonin nga biznese në Shqipëri me familjarë të Clintonit e deri tek përzgjedhja e ambasadorit të ri të SHBA-ve në Tiranë. Disa burime në SHBA mund të publikojnë këto ditë edhe dokumentet për këto biznese si dhe lidhjet që e çuan Ramën në studiot e CNN për të lëshuar thirrjet anti-Trump. /lapsi/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat