Ka mundësi një biletë treni nga Spanja në Kinë? - Së shpejti realitet!

Lajme

Ka mundësi një biletë treni nga Spanja në Kinë? - Së shpejti realitet!

Nga: Fitim Dika Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 20:32
Ilustrim

Nga kryeqyteti spanjoll, Madrid deri në qytetin kinez Yivu së shpejti do mund të udhëtoni me tren dhe atë në drejtim të kundërt: kjo do ishte udhëtimi më i gjatë me tren dhe një lajm i mrekullueshëm për fansat e trenit, njofton botasot.info.

Lajmi është publikuar nga presidenti i FIYE, Mao Wenjing, në intervistë për të përditshmen spanjolle „Efe“.

8 shtete dhe plot bukuri natyrore

Një udhëtim i tillë do zgjaste tre javë dhe do mund të shikonit pjesë më të bukura të Evropës dhe Azisë përmes: Spanjës, Francës, Gjermanisë, Polonisë, Bellorusisë, Rusisë, Kazakistanit dhe Kinë.

Udhëtimi i tillë do ishte shumë më i lirë dhe më komod sesa me anije. /Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat