Si do të mblidhen premiumet për sigurimet shëndetësore

Lajme

Si do të mblidhen premiumet për sigurimet shëndetësore

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 16:37
Pamje nga mbledhja për premiumet për sigurime shëndetësore

Në kuadër të takimeve për njoftimin rreth procesit për mbledhjen e premiumeve për sigurime shëndetësore, Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani sot takoi Kolegjiumin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Asociacionit të Komunave.

Rrahmani njoftoi të pranishmit me aktivitete e kryera deri më tani në kuadër të përgatitjeve për fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurime shëndetësore, ku tha se për funksionalizimin dhe qëndrueshmërinë e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, rol të rëndësishëm luajnë komunat gjegjësisht drejtoritë përkatëse dhe institucionet shëndetësore të nivelit primar.

Ai tha se “MSh është në fazën përfundimtare me përgatitjet për fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurimet shëndetësore, dhe poashtu po punohet intenzivisht me qëllim të përgatitjes me fillimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore në kohë sa më të afërt për qytetarët e vendit nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore”. Kryesuesi i Kolegjiumit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Asociacionit të Komunave, Arben Vitia, ka falënderuar Ministrin Rrahmani për mbështetjen që po i jep Kujdesit Parësor Shëndetësor, dhe po ashtu ka njoftuar për aktivitetet që kryhen në kuadër të këtij kolegjiumi./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat