Shoferi më i pakujdesshëm: Vetura godet çiklisten dhe e tërheq zvarrë për disa metra (+18)

Lajme

Shoferi më i pakujdesshëm: Vetura godet çiklisten dhe e tërheq zvarrë për disa metra (+18)

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 11:38
Pamje nga videoja

Një video shokuese shfaq momentin kur një çikliste shkelet me veturë dhe tërhiqet zvarrë, raporton Mirror.

Një grua e re ishte duke shëtitur me biçikletë, papritmas përplaset nga një veturë e cila nga goditja e madhe e fut nën rrota dhe e tërheq zvarrë për disa metra.

Por në momentin që shoferi e kupton se e ka futur dikë nën rrota ndalon, derisa qytetarët vrapojnë për ta ndihmuar viktimën duke rrotulluar veturën për ta nxjerrë.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në qytetin Bozhou në Kinë, ndërkaq gruaja e pafat ka pësuar lëndime trupore edhe pse ka mundur të përfundojë më keq. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat