Virusi Zika nuk është më rrezik global

Lajme

Virusi Zika nuk është më rrezik global

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 10:13
Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se virusi Zika dhe komplikimet e tij neurologjike nuk paraqesin më kërcënim shëndetësor në botë.

Megjithatë, nga OBSH porositën se edhe më tej do të vazhdojnë të punojnë për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

“Virusi Zika dhe pasojat që ndërlidhen me të edhe më tej paraqesin shkak shëndetësor me të cilin duhet në mënyrë intensive të punohet, por më nuk është PHEIC”, thuhet në njoftim.  

Virusin Zika e bartin mushkonjat, ndërsa emri i tij vjen nga pylli Zika në Ugandë ku virusi për herë të parë u shfaq në vitin 1947.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat