Ja çfarë amaneti la Muharrem Ismaili për birin e tij Fisnik Ismailin

Lajme

Ja çfarë amaneti la Muharrem Ismaili për birin e tij Fisnik Ismailin

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 09:34
Fisnik Ismaili

Dje në moshën 73 vjeqare ndërroi jetë Muharrem Ismaili (babai I deputetit në Parlamentin e Kosovës Fisnik Ismaili) .

Muharrem Ismaili ishte një personalitet I arsimuar I cili njihej si Drejtor  Gjeneral I Bankës së Kosovës dhe kryetar në Klubin Futbollistik “Prishtina” për dy vite me radhë nga 1984-1986.

I ndjeri Ismaili la pas vetes gruan Lirien ,dy vajzat Iliren dhe Valbonen dhe djalin Fisnikun.

Së fundmi në emisionin LEMzA’, ku mysafir ishte Fisnik Ismaili I cili rrëfeu shumë të pathëna për jetën e tij, pjesë e inserteve të realizuara ishin edhe prindërit e Fisit, ku ishte edhe paraqitja  e parë dhe e fundit e Muharrem Ismailit në një medium shqiptar. Në emisionin LEMzA’ ata rrëfyen për fëmijerinë dhe jetën e Fisit.

Muharrem Ismaili ndër të tjera tha : Une jam babë shumë krenarë me Fisin. Ai poashtu la edhe një amanet për birin e tij Fisnik Ismailin: “Jack ke qenë, si jack ece.”

Insertin me prindërit e Fisit mund ta ndiqni përmes linkut në vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat