Futbollistja serbe dëbohet nga Zvicra

Lajme

Futbollistja serbe dëbohet nga Zvicra

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 18 nëntor 2016 Në ora: 17:35
Marija Milunovic

Peticionet, beneficionet si futbolliste profesioniste dhe ankesat nuk ndihmuan: Serbja Marija Milunovic duhet definitivisht ta lëshojë Zvicrën përgjithmonë, shkruan BLICK.

Nga qershori 2014, Marija (17) jeton në Sargans SG pranë nënës së saj Svetlana (34). Ajo mësoi shpejt gjermanisht, është një nxënëse  shembullore dhe një ndër golashënueset më të mira të FC Balzers. Përkundër kësaj ajo duhet definitivisht ta lëshojë Zvicrën, njoftoi Zyra e Migracionit në Zvicër, përcjell botasot.info. 6000 veta nënshkruan peticionin për mos dëbimin e saj.

Arsyeja e dëbimit është mos respektimi i afateve nga nëna e saj rreth migrimit dhe qëndrimi ilegal i 17 vjeçares në Zvicër./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat