Haradinaj reagon për mungesë të rrymës

Lajme

Haradinaj reagon për mungesë të rrymës

Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 16:55
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është shprehur i shqetësuar me mungesën e energjisë elektrike në shumë vende të Kosovës.

Reagimi i Haradinajt:

Jam tejet i shqetësuar me lajmet që vinë nga të gjitha anët, ku mijëra familje po e vuajnë mungesën e energjisë dhe unë nuk po e kuptoj pse këto lajme nuk po mbërrinë në veshët e qeveritarëve. Kryeministri dhe Qeveria, duhet të japin përgjegjësi për këtë gjendje kaotike energjetike. Ata duhet t’i tregojnë këtij populli se ku janë zhytur dhe pse nuk po vihen në anën e tij. Burimet energjetike janë pasuri e popullit dhe ato nuk mund të tjetërsohen dhe populli të mbetët pa bazën e jetesës normale. Ndërhyni sa nuk është bërë vonë, sepse zullumi që po ia shkaktoni qytetarit të këtij vendi, po i kapërcen të gjitha limitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat