Shtohet numri i studentëve nga RAE

Lajme

Shtohet numri i studentëve nga RAE

Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 15:53
Studentët nga RAE

Organizata Jo-Qeveritare “Advancing Together” ka organizuar ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me 80 përfitues të programit Roma Versitas Kosova për vitin 2016-2017, njofton kumtesa.

Në këtë eveniment pjesëmarrës ishin Erxhan Galjushi nga Fondi për Arsimimin Rom dhe Bashkim Ibishi, Drejtor Ekzekutiv i Advancing Together si dhe shumë pjesëmarrës nga organizatat vendore dhe ato ndërkombëtare të cilat realizojnë programe të ndryshme me komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe studentet që janë përfitues direkt të këtij programi.

Programi Roma Versitas Kosovë ka për qëllim që të rrisë normën e vijueshmërisë dhe të ngritë kapacitetet akademike të studentëve universitarë, pjesëtarë nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Projekti synon të përmirësojë shkallën e vijimit, përformancën dhe diplomimit për studentët që vijojnë studimet e rregullt të arsimit universitar në Kosovë. Ky program financohet nga Fondi për Arsimimin Rom– REF./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat