Medvegja reagon: Mos na provokoni me “Putina”, mbane në Beograd ose shtëpi!

Lajme

Medvegja reagon: Mos na provokoni me “Putina”, mbane në Beograd ose shtëpi!

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 11:25
Tabela "Putin" e vendosur në fshatin e Medvegjës

Një fshat në Medvegjë që me shekuj njihet ndër banorët shqiptarë dhe serbë si Adzhince, tash e tutje do të quhet “Putin”.

Pas këtij lajmi, ka pasur reagime nga autoritetet e Medvegjës, të cilët emërtimin “Putin” e kanë konsideruar më shumë se provokim, tendencë e rusizmit të vendbanimeve shqiptare, të cilat kështu janë viktimë e serbizimit, pas spastrimeve etkine ndaj shqiptarëve në këto anë që dikur ishin shumicë, njofton “Presheva Jonë”.

Leme Xhema, nënkryteare e komunës së Meedvegjës ka pohuar se “ky është një provokim. Por ata që ia vendosën këtë emër më kanë kanë provokuar veten, sepse nuk është zyrtare në këtë komunë ku gjendem unë, unë nuk do të pranojë assesi..”.

Ngjashëm ka reaguar edhe Florim Sahiti, nënkryetar i Kuvendit të Medvegjës, i cili ka thënë se Kuvendi nuk do të ndërmerr parasysh dhe as që do të debatojë.

“Mos na provokoni me  “Putina”, mbane në Beograd ose shtëpi..” kanë thënë fshatarët shqiptarë dhe autoritetet e Medvegjës pasi fshtarët serbë kishin vendosur një tabele në fshatin e Medvegjës me emrin “Putin”. Madje, ata fshatin me emrin “Putin” e konisiderojnë diçka joserioze apo siç thonë “Svaka cuda, tri dana”!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat