Një vdekje enigmatike: Ekspertiza tregon se Dafina Zhubi nuk ka shtënë me armë

Lajme

Një vdekje enigmatike: Ekspertiza tregon se Dafina Zhubi nuk ka shtënë me armë

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 21:14
Dafina Zhubi

Në ditën kritike më 17 shkurt të këtij viti, iu tregoi prokurorit e hetuesve se si ndodhi rasti.

A.D. i cili ishte bashkë me të dashurën e tij Dafina Zhubi, ka deklaruar se ajo u vetëvra me armën e tij pasi, tentoi ta mbys veten edhe dy herë të tjera.

Por të kundërtën e kësaj e thotë ekspertiza e forenzikës, që tek tani bashkë me xhirimin e vendit të ngjarjes iu dorëzua familjarëve të së ndjerës dhe avokatit. Pas ekzaminimeve në këtë raport thuhet se nuk është gjetur prania e nitriteve dhe nitrateve që janë të pranishme pas qitjes me armë zjarri me prejardhje nga barutet.

Po e njëjta armë u testua nga 5 persona të tjerë, të cilët pasi gjuajtën me të, u gjetën grimcat e pluhurit të plumbit në duart dhe rrobat e tyre.

Jo profesionale avokati e cilëson edhe deklaratën e mjekoligjorit të dhënë në prokurori pas autopsisë së kufomës së të ndjerës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat