MSh vazhdon bartjen e kompetencave në odat e profesionistëve

Lajme

MSh vazhdon bartjen e kompetencave në odat e profesionistëve

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 12:31
Pamje nga takimi i përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të odave të profesionistëve shëndetësorë

Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të odave të profesionistëve shëndetësorë, kanë mbajtur sot takim në kuadër të bartjes së përgjegjësive dhe funksionalizimit të këtyre odave si dhe në kuadër të ushtrimit të përgjegjësive të përbashkëta të MSH-së dhe odave të profesionistëve shëndetësorë.

Ministria e Shëndetësisë në kuadër të përkrahjes për odat, në forma të ndryshme deri në pavarësimin e tyre të plotë, ka mbajtur takimin e radhës në të cilin është arritur marrëveshja për mënyrën e shpenzimeve të mjeteve të dedikuara për odat e profesionistëve shëndetësorë.

Po ashtu, MSh përveçse është duke i mbështetur përmes sekretarisë këto oda me asistencë teknike të dedikuara për to, do të angazhojë edhe një konsulentë ndërkombëtar për çështje administrative, me qëllim të funksionimit sa më të mirë dhe të shpejt të tyre.

Bartja e kompetencave nga MSh te odat ka filluar nga 1 korriku i vitit 2016 dhe, deri tash, në kompetenca të odave kanë kaluar çështjet etike, edukimi i vazhduar profesional, ndërsa licencimi dhe rilicencimi do të vazhdojë të jetë deri në fund të vitit kompetencë e përbashkët e MSh-së dhe odave./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat