Rrahmani do të marr pjesë në Samitin Botëror për Inovacion në Shëndetësi në Katar

Lajme

Rrahmani do të marr pjesë në Samitin Botëror për Inovacion në Shëndetësi në Katar

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 11:08
Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani

Me ftesë të Ministrit të Shëndetësisë Publike të shtetit të Katarit, Hanan Al Kuwari, Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, do të marrë pjesë në Samitin Botëror për Inovacione në Shëndetësi (The World Innovation Summit for Health-WISH) që mbahet në Doha nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor të këtij viti.

WISH konsiderohet një nga ngjarjet më eminente në botë lidhur me politikat shëndetësinë globale, i dalluar për nivel të lartë të hulumtimit shkencor dhe zotimit që ka për të ndikuar te politikë-bërësit në rrafsh global dhe lokal.

WISH mbështetet nga Fondacioni i Katarit (Katar Foundation) themeluar nga Shkëlqesia e Saj, Sheikha Moya bint Nasser.

WISH fton në Samit politikanë të nivelit të lartë si Ministër të Shëndetësisë dhe të Financave, liderë sistemesh shëndetësore, udhëheqës të kompanive industriale, akademikë dhe hulumtues prominentë, inovatorë të rinj dhe sipërmarrës shoqërorë. Të gjithë së bashku do të diskutojnë dhe debatojnë në sesione plenare, në forume dhe takime bilaterale temat si – llogaridhënia në shëndetësi, autizmi, stili i jetës, sëmundjet kardiovaskulare, benefitet ekonomike të investimit në shëndetësi, popullatat e shëndetshme, mjekësia precize, etj.

Të gjitha aspektet logjistike lidhur me këtë vizitë zyrtare janë të mbuluara dhe të koordinuara nga vet organizatori, respektivisht Fondacioni i Katarit./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat