Ivanka Trump bën reklamë, por shihni çfarë bën i shoqi

Lajme

Ivanka Trump bën reklamë, por shihni çfarë bën i shoqi

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 10:48
Presidenti Donald Trump me gruan dhe vajzen e tij gjatë intervistës

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump ka mohuar raportimet se skuadra e tranzicionit për në Shtëpinë e Bardhë ka probleme.

Ai tha se procesi i përzgjedhjes së kabinetit të tij po shkon shumë mirë.

Megjithatë, Trump ka zëvendësuar guvernatorin e Nju Xhersit, Chris Christie dhe zëvendëspresidentin Mike Pence nga skuadra e tranzicionit.

Thuhet se shkak është bërë dhëndri i Trump, Jared Kushner.

Kushner është bashkëshorti i Ivanka Trump dhe djalë i një milioneri.

Christie ishte prokuror i përgjithshëm në Nju Xhersi kur babai i Kushner u gjykua dhe u dënua me burg për evazion fiskal, kontribute të paligjshme në fushatë dhe ndërhyrje tek dëshmitarët.

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudolph Giuliani, që thuhet se do marrë postin e Sekretarit të Shtetit, deklaroi se tranzicioni është një proces kompleks dhe fërkimet janë normale.

Por edhe e shoqja e Jared Kushner, Ivanka është nën kritika nga mediat.

Gjatë një interviste televizive në krah të babait, 35-vjeçarja mbante një byzylyk të shtrenjtë në krah.

Bëhej fjalë për një bizhuteri të kompanisë së saj.

Teksa ajo e ekspozonte gjatë intervistës, kompania bënte reklamë me foton e saj.

Byzylyku kushton 10.800 dollarë.

“Po ndodh që tani: familja Trump e sheh presidencën si një mundësi për marketing,” shkroi gazetari Eric Lipton i NYTimes.

Mediat shkruajnë se problemi më i madh i presidentit të ri do jenë sipërmarrjet e tij, që do krijojnë konflikt interesi me detyrën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat