Sheh djalin duke vdekur mes zjarrit që përfshiu shtëpinë, nëna i jep fund jetës

Lajme

Sheh djalin duke vdekur mes zjarrit që përfshiu shtëpinë, nëna i jep fund jetës

Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 12:45
Kelly-Anne Carter me djalin Lucas

Kishte parë me sytë e saj vdekjen e djalit rreth dy javë më parë dhe që nga ai moment ishte mbyllur në dhimbjen e saj.

Të premten e lënë pas, Kelly-Anne Carter, 35 vjeçe, i dha fund jetës duke mos përballuar dot dhimbjen dhe ankthin prej mungesës së djalit të saj Lucas, 8 vjeç.

Në 30 tetor shtëpia e tyre në Sandbach të Anglisë, ku Kelly dhe djali i saj ishin transferuar prej gjashtë muajsh mori zjarr.

Gruaja arriti të shpëtonte pasi kishte tentuar më kot të nxirrte të birin, i cili kishte mbetur i bllokuar mes flakëve në katin e sipërm.

Kur zjarrfikësit mbërritën gruaja ishte e ulur në gjunjë para derës së shtëpisë, dhe kishte pësuar djegie të shumta, ndërsa mes ulërimash e lotësh shikonte drejt shtëpisë së djegur.

Ajo u transportua në spital ku qëndroi për një javë, ndërsa më pas u nxor për t’u dërguar tek shtëpia e partneri të saj Andy.

Pavarësisht ngrohtësisë së të afërmve të saj, ajo nuk ia doli.

Pasi nëna dhe babai i saj i kishin dhënë fund jetës, Lucas ishte kthyer në qendrën e vëmendjes së saj.

Me vdekjen e të birit gjithçka u shemb dhe gjatë së premtes ajo u gjet e pajetë në apartamentin e partnerit, shkruan noa.al.

Lajmi për vdekjen e saj u dha nga e motra Gemma, e cila shkroi në Facebook,

“Kelly u vetëvra. Ju lutem të respektoni dhimbjen time dhe të familjes”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat