Policia bashkë me EUROPOL arrestojnë tetë persona për kontrabandë me migrantë

Lajme

Policia bashkë me EUROPOL arrestojnë tetë persona për kontrabandë me migrantë

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 15:18
Ilustrim

Policia e Kosovës në bashkëveprim të ngushtë me policitë e Hungarisë, Kroacisë, Sllovenisë dhe Italisë dhe në përkrahje të EUROPOL-it, pas hetimeve intensive të kryera për disa muaj, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi mirë të organizuar, ka arrestuar tetë persona, nën dyshimin e bazuar për ‘krim të organizuar-kontrabandim me migrantë’.

Ky grup kriminal kontrabandonte migrantë kosovarë të moshës së mitur, destinacion i të cilëve ishte më së tepërmi Italia.

Janë evidentuar 35 persona të cilët ishin viktima të këtij grupi. Për një person të kontrabanduar fitonin nga 3000-3500 euro. Për të kryer këtë veprimtari të dyshuarit nga qytetet e Kosovës përmes Serbisë, Hungarisë, Sllovenisë deri në Itali, zakonisht shfrytëzoheshin veturat e tyre ose edhe lidhje tjera si taxi dhe autobus.

Bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 27 tetor  Pejë, Gjakovë dhe Gjilan, (në tetë lokacione), është realizuar operacioni policor, i koduar me emrin “KAPO”, i cili ka rezultuar me sukses.  

Ky operacion është udhëhequr nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar, për herë të parë me prezencën e dy zyrtarëve nga EUROPOL-i dhe një zyrtari të Policisë hungareze.

Policia njofton se janë arrestuar këta persona:

·        L. H.                      lindur me 1966                                   m/sh/k

·        R. H.                     lindur me 1970                                   m/sh/k

·        F. H.                      lindur me 1974                                   m/sh/k

·        L. H.                      lindur me 1999                                   m/sh/k

·        S. K.                      lindur me 1969                                   m/sh/k

·        A. P.                      lindur me 1957                                   m/sh/k

·        V. R.                      lindur me 1975                                   m/s/Serbisë

·        E. A.                      lindur me 1961                                   m/s/Serbisë

Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:

·        4 (katër) vetura

·        12 (dymbëdhjetë) telefona celularë

·        6600 (gjashtëmijë e gjashtëqind) euro para kesh,

·        1 (një) revole,

·        2 (dy) granata dore

·        82 (tetëdhjetë e dy) fishekë

·        1703 (njëmijë e shtatëqind e tre) gramë marihuanë

Policia e Kosovës me10 nëntor ka dërguar dy zyrtarë nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar në Hagë, me qëllim të konkludimit të operacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat