Stefanoviq në takim me Schwendiman: Sillni para drejtësisë autorët e krimeve

Lajme

Stefanoviq në takim me Schwendiman: Sillni para drejtësisë autorët e krimeve

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 12:37
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Nebojsha Stefanoviq

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Nebojsha Stefanoviq, sot në një takim me kryeprokurorin e Gjykatës Speciale David Schwendiman, ka thënë se nga kjo Gjykatë pret që të mbledhë fakte të mjaftueshme në mënyrë që ata që kanë kryer krime ndaj civilëve në Kosovë të sillen para drejtësisë, raportojnë mediat serbe.

Kryeprokurori Schwendiman ka thënë se është i vetëdijshëm se ka një detyrë të rëndë dhe se do të angazhohet që puna e deritanishme e hetimeve të konkretizohet me aktakuza.

"Është shumë e rëndësishme për të mbrojtur dëshmitarët e mundshëm, duke marrë parasysh ndikimin e individëve të fuqishëm të cilët mund të ngadalësojë ose të jetë një pengesë në sjelljen e autorëve para drejtësisë", ka thënë Stefanoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat