OSBE lanson pakon e ligjeve për të drejtat e njeriut

Lajme

OSBE lanson pakon e ligjeve për të drejtat e njeriut

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 09:49
OSBE

Sot Misioni i OSBE’së në Kosovë organizon një konferencë për shtyp për të lansuar fushatës informuese për pakon e ligjeve për të drejtat e njeriut

Pakoja e ligjeve përbëhet nga Ligji për barazinë gjinore, Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi, dhe Ligji për avokatin e popullit, të cilat i rregullojnë aspektet kryesore të të drejtave të njeriut. Përmes kësaj fushate, Misioni dëshiron ta informoj publikun e gjerë për të drejtat dhe elementet e reja të përfshira në pako, si dhe burimet në dispozicion për ushtrimin e atyre të drejtave.

Në këtë konferencë do të flasin Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Shefi i Misionit të OSBE’së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, dhe Avokati i Popullit Hilmi Jashari.

Konferenca do të mbahet në orën 10:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat