Njeriu që nuk ka fjetur që 37 vite, ja çfarë thonë familjarët e tij për të

Lajme

Njeriu që nuk ka fjetur që 37 vite, ja çfarë thonë familjarët e tij për të

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 10 nëntor 2016 Në ora: 15:19
Eshref Berisha

Njeriu i cili nuk kishte fjetur 37 vite, profili i së cilit është publikuar ekskluzivisht nga “Bota sot” dhe i përhapur në mediet mbarë vendin kishte nxitur kureshtjen e njerëzve. Shoqëria e kishte komentuar profilin e Eshref Berishës, duke pasur edhe të tillë që e kishin kontestuar pagjumësinë e tij duke thënë se nuk ka mundësi të jetë e vërtetë, duke kërkuar një vërtetim që ai me të vërtetë nuk flenë.

Mirëpo e vërteta është se nuk ka vërtetim mjekësor pasi që vetëm një herë ka qenë te mjeku për t’u vizituar lidhur me pagjumësinë dhe ai vërtetim i ishte djegur gjatë luftës.

 “ Shumica nuk e besojnë ama unë nuk kam arsye që mos me tregu të vërtetën. Vërtetimin që ma kishte dhënë mjeku në Gjermani herën e parë më është djegë gjatë luftës dhe mo s’kam shku te ndonjë mjek sepse nuk kam besim tek ata” thotë Eshrefi.

Eshref Berisha, kishte treguar se përkundër faktit që ai nuk flenë fare edhe pse do të dëshironte të ishte normal sikur njerëzit tjerë ai nuk e ka problem pagjumësinë ashtu siç nuk e kanë problem as familjarët e tij.

Image
Eshref Berisha me gruan e tij, Ibateten

Një ditë në familjen e Eshref Berishës

Atëherë kur të gjithë flenë dhe bien në gjumë të natës, kur trupi e truri pushon pas lodhjes ditore, atëherë kur të gjithë i thonë natën e mirë njëri-tjetrit, atëherë vetëm për një njeri është njëjtë, për atë nuk përbën dallim nata apo dita, ai thjesht ka nejtur më shumë zgjuar gjatë jetës së tij se sa që ka fjetur.

“Bota sot” kishte raportuar më parë për Eshref Berishën, njeriu i cili ka 37 vite që nuk flen, njeriu i cili natën e konsideron thjeshtë një rotacion ndryshimi kohor dhe përmes këtij rotacioni ndryshe nga të tjerët për të  nuk ka nevojë fjetja apo gjumi.

Familja e ngushtë e Eshref Berishës është katër anëtareshe dhe familjarët tregojnë se kjo dukuri është shqetësuese, mirëpo tashmë nuk është problematike.

Eshref Berisha, i lindur në fshatin Kramovikë të Komunës së Rahovecit është 53 vjeçar, ndërsa prej vitit 2005 është shpërngulur të jetojë në Prishtinë bashkë me familjen e tij të ngushtë.

“Bota sot” kishte shkuar ta vizitojë familjen e njeriut i cili nuk bën gjumë fare për t’i shikuar se çfarë bëjnë ata kur ai nuk flen dhe a është problematike kjo gjë për ata.

Ajo çfarë të tërhiqte vëmendjen është jeta normale që ata ishin duke e jetuar, jeta e cila bëhet si zakonisht kur njerëzit janë të pushueshëm.

Bashkëshortja e Eshrefit, Ibatete Berisha, tregon se që nga martesa e tyre ai është njësoj me pagjumësinë dhe tashmë ajo është mësuar.

“Jemi të martuar qe 23 vjet dhe prej momentit që jemi martuar Eshrefi e ka këtë “afas’ të pagjumësisë. Edhe pse në fillim unë kam menduar se ai kur bie është duke fjetur mirëpo me kohë e kam mësuar që ai vetëm shtrihet dhe pushon mirëpo nuk flen fare, port ash jam mësu” tregon bashkëshortja.

Ajo shprehet  se edhe pse kjo pagjumësië është dukuri e keqe, Eshrefi ka arritur ta mposhtë atë dhe ata si familje janë kujdesur që ai të jetë i qetë sepse qetësia ndonjëherë është më e mirë sesa pagjumësia.

“Normalisht që na si familje jemi ndjeh keq me këtë gjendje të tij. Ndonjëherë ka pasur raste kur kemi pasë konflikt për palidhje dhe na e kemi kuptu që është shkaku i pagjumësisë, mirëpo ne përsëri jemi kujdesur që ai të jetë i qetë pasi që qetësia e nevojitet atij dhe ndonjëherë është më e mirë sesa pagjumësia” shprehet Ibadetja

Eshrefi kishte treguar më herët se janë pijet alkoolike ndikojnë që ai të qetësohet, mirëpo sipas bashkëshortes së tij ai thjesht e ka krijuar këtë bindje në vete dhe kjo nuk domethënë që ai me të vërtetë të flejë.

“Ai thjesht e ka kriju bindjen që vena e bën që të pushoj prandaj edhe e përdor, mirëpo sipas meje ai nuk pushon shkaku i saj” shprehet Ibadetja.

Image
Eshref Berisha me familjen e tij

Berisha ka edhe dy fëmijë, vajzën 19 vjeçare dhe djalin 22 vjeçar, shkruan "Bota sot".

Fëmijët e tij thonë se nuk ka qenë e lehtë  ta pranojnë që prindi i tyre nuk bën gjumë fare, mirëpo kjo është tejkaluar.

“  Shumica ndoshta mendojnë se ky është një skenar filmi dhe na e kemi rregullu mirëpo besomni që nuk është ashtu. Kur i kam tregu shoqërisë time që prindi jem nuk bën gjumë ata nuk më kanë besu kanë thanë nuk ka shansa teorike nuk është e mundur, mirëpo ai thjesht nuk flen” thotë vajza e tij, Teuta.

Kurse vajza e tij thotë se të pasurit një prind i cili nuk flen kurrë, dallon prej këndvështrimit të cilin e shikojnë njerëzit.

“Me pasë një prind i cili nuk flen varet prej çfarë këndvështrimi e she, për shembull, nëse prindi është i aftë ta fshehë atë atëherë nuk e vren, atëherë është njëjtë sikur çdo prind normal. Unë kur flej në gjummë nuk mundem me vrejt nëse prindi është t’u flejt apo jo, ndërsa në anën tjetër një njëri që nuk flen në gjumë atëherë kuptohet që duhet të jetë më i lodhur se të tjerët mirëpo kjo dallon te babai pasi që ai nuk vrehet që nuk flen fare” tregon vajza.

Vajza e Eshref Berishës, gjithë këtë e lidhë me shpirtin e tij duke thënë se është artistik, prandaj arti i ka qenë ndihmesë për t’i ikur problemeve.

“Nëse dikush në familje ka shpirt artisti senet tejkalohet leht. Ne të gjithë jemi të tillë. Ne nuk jemi munduar të kemi gjithçka por me atë që kemi të mundohem të nxjerrim diçka të bukur, prandaj problemin e pagjumëisë i ka bërë disa gjërat që të jenë të mundshme. Prindi im shkruan libra, merret me vizatime, vëllau merret me dizanjim, nëna ka qenë dikur vallëtare edhe unë merrem me diçka kreative atëherë kur dua t’ju largohem problemeve prandaj e gjitha kjo e ka edhe anën e mirë që e kemi nxjerrë ne” vazhdoi vajza.

E pyetur nëse ajo ka menduar ndonjëherë se pagjumësia mund të përhapet edhe tek ajo, shprehet se kur ka qenë e vogël e ka menduar një gjë të tillë, mirëpo sot normalisht që nuk mund ta mendon atë gjë pasi që është e ditur që  pagjumësia e prindit të saj është nga narkoza e dhënë kur i është nënshtruar operacionit për operim në veshkë.

“ Ka qenë një preukupim kur kam qenë e vogël. Kur e kam pyt babin pse nuk flenë ai më ka tregu se e ka shkaku i narkozës së tepruar pas operimit që e ka pasë, unë disa herë e kam pyt a është diçka trashëguese e shpesh kur mendojsha natës e nuk më merrke gjumi thojsha çka nëse edhe unë po e ushqej këtë problem atëherë kishte fillu edhe frika jem apo dihet që kam qenë e vogël edhe nuk e kam dit sepse tash është e ditur prej nga ka ardhë pagjumësia. Tash nuk e kam atë brengë që mund të më ndodhë edhe mua”  shprehet Teuta.

Ajo thotë se kur ka qenë e vogël ka provuar të lexojë më shumë, që t’i ndihmojë që ai të mos e ketë këtë problem, mirëpo e ka kuptuar që ilaçet ndikojnë negativisht prandaj edhe nuk provon më.

“Kur kam qenë më e vogël kam tentu me i ndihmu babit me i thonë provoje këtë ama jo tash. Ma herët i kemi propozu me bo naj ilaç por pasi e kemi kuptu si familje që ndikojnë negativisht atëherë kemi vendos mos me i përdor. E kemi pa që vera i ndihmon edhe e përdor” tregon vajza e tij.

Familja Berisha thotë se ndonjëherë Eshrefi shkaku i pagjumësisë edhe nervozohet pa arsyje dhe kjo gjendje e tij nuk i pëlqen mirëpo pasi që nuk kanë rrugëdalje tjetër, ata tashmë kanë hequr dorë.

“Ndonjëherë nervozohet pa arsye kjo ndodhë pasi që nuk flen, s’osht që na pëlqen që është në këtë gjendje mirëpo pasi që nuk kemi rrugëdalje tjetër tashmë kemi hequr dorë” thotë bashkëshortja e Eshrefit.

Ndërsa djali i tij, thotë se pasi që babai i tij nuk e sheh këtë si problem, as ata nuk e konsiderojnë problem.

Ai thotë se janë ambientuar me këtë sistem të tij të pagjumësisë, prandaj nuk e bëjnë as bisedë punën e gjumit.

“ Ma herët kemi tentu shpesh me ndërmarr diçka me i ndihmu babit se kuptohet se na si fëmijë s’kemi pasë qejf me pa ashtu, mirëpo pasi që ai nuk e shpreh vetë si problem pse me ja bo na problem. Shpesh rrijmë vonë duke vizatuar dhe më herët më ka ndihmu babi, nëse unë kam rra me flejt ai jo atëherë mendojsha qysh mundet ama tash jemi ambient me këtë sistem, tash nuk e bojmë as bisedë punën e gjumit” thotë djali i Eshrefit, Agron Berisha.

Ndërsa, Eshrefi thotë se ai edhe nuk dëshiron që ata të merren me të pasi që ai nuk ka nevojë.

“Nuk kam qejf ata mu marrë me mua sepse unë nuk kam nevojë edhe s’kam pse me i lodhë me këtë pasi që e di që nuk ka zgjidhje” shprehet njëriu që nuk flen.

Kurse pavarëisht të gjithave nëse do ta pyesje dëshirën e Eshrefit ajo vazhdon të jetë e parealizueshme, pra të flejë edhe ai sikur njerëzit normal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat