Nesër lansohet koalicioni për shëndetin, të drejtat seksuale dhe riprodhuese

Lajme

Nesër lansohet koalicioni për shëndetin, të drejtat seksuale dhe riprodhuese

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 13:05
Ilustrim

Nesër do të bëhet lansimi zyrtar i Koalicionit K10 për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, koalicion ky i iniciuar për herë të parë në Kosovë në fushën e shëndetit riprodhues.

Sipas njoftimit për media,  ngjarja organizohet nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA).

Koalicioni K10 përbëhet nga këto organizata anëtare: Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, Asociacioni për Edukim dhe Zhvillim të Shëndetësisë (AHED), Artpolis, Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit (Jeta/Vita), Shëndet për të Gjithë (Healthfor All), Fondi Kosovar për Popullsi (KOPF), Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN), Shoqata e së Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës (RrGGK), Shoqata Kosovare për Promovimin, Avancimin dhe Mbrojtjen e Shëndetit të Adoleshentëve (Shko-Pa-Msha), dhe si dhe financohet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat