Gratë e burgosura mbrohen nëpërmjet Institutit Alpha

Lajme

Gratë e burgosura mbrohen nëpërmjet Institutit Alpha

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 12:02
Pamje nga takimi

Melihate Juniku ka dalë në pension. Por aktiviteti i saj nuk përfundon duke shijuar ditët e pleqërisë.

Juniku ka formuar një Institut që do të merret me mbrojtjen e të drejtave të grave të burgosura në Kosovë.

Instituti i quajtur Alpha është në mesin e 17 organizatave që kanë fituar grante nga Austrian Developement(ADA) dhe zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në lidhje me këtë Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media ku është bërë e ditur se  ADA dhe zyra e BE-së kanë ndarë gjithsej 64 mijë euro për 17 organizatat që udhëhiqen nga gratë.

Drejtuesja e Institutit Alpha, Melihate Juniku  tha me këtë rast se përmes kësaj organizate do të mund t’u  ndihmojnë grave në burgjet e Kosovës duke i socializuar ato.

Për Institutin Alpha janë ndarë 3 mijë e 985 euro grant.

Juniku: Grave të burgosura dy herë u shkelen të drejtat 

“Jam aktivizuar që të bëj punët të cilat i kam mësuar më herët, kemi  grupin shumë të ndjeshëm dhe punojmë me gratë e burgosura dhe njëkohësisht edhe grave të burgosura dy herë iu shkelen të drejtat. Do të bëjmë përpjekje që t’iu  lehtësojmë edhe ato ta vuajnë dënimin, mirëpo të trajtohen sa është e mundur më së miri. Do t’iu  ndihmojmë që të socializohen dhe të bëjmë përpjekje që kur të dalin nga burgu të jenë të afta për familje dhe për shoqërinë”, tha Juniku.

Ndërsa, Dario Di Benedetto, përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ka thënë se synimet e BE-së, kanë për qëllim përfshirjen e grave në politikë dhe vendimmarrje.

Di Benedetto: Duhet të inkuadrohen gratë në  vendimmarrje në politikë

“Ky përdorim efektiv i asistencës së donatorëve është për t’i shenjëstruar grupet që janë gratë e Kosovës dhe rrjeti i tyre. Vetëm që ta kemi parasysh që kohëzgjatja e zakonshme e kësaj iniciative sepse përfaqësimi gjinor në politikbërje, barazia gjinore , politikat kundër diskriminimit si dhe reduktimi i mbrojtjes së viktimave kundër dhunës luajnë rol në një shoqëri që jo detyrimisht është menjëherë e dukshme. Rezultatet që po i bëjmë tani duhet të jenë të dukshme në vitet në vijim. Ajo që synojmë me arrit me partnerët tan ëështë që të përfshihen më shumë gra në politikë , në vendimmarrje në nivelin lokal dhe qendror. Kjo është një çështje e cila është nënvizuar nga Raporti i Progresit...Mbrojtja e dhunës familjare të adresohet edhe nga iniciativat e shtetit. Nuk mund t’iu them tani si  por ka shumë propozime konkrete në Raportin e Progresit”, tha Benedetto.

Drejtoresha e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës Igballe Rogova  duke falënderuar donatorët për këto ndihma tha se me këto grante të vogla po realizohen punë të mëdha.

Rogova: Kemi ndihmuar deri tani me donacione mbi 80 organizata

“Duke parë që organizata tona, nuk kishin qasje tek donatorët, shumë organizata nuk flisnin gjuhën angleze , prandaj me ndihmën e donatorëve ne u bëmë si një urë lidhëse dhe në këtë rast dua t’i falënderoj Komisionin Evropian dhe ADA që na mundësuar që grantet e rrjetit, ato që nuk qasje tek donatorët , ato që nuk dinë anglisht...me grante të vogla realizojnë punë të mëdha . Kjo për ne është nder . Kjo strategji e rrjetit po implementohet përmes këtij Fondi. Nga viti 2012 kemi përkrah mbi 80 organizata ..me mbi 355 mijë euro . Është një shumë jashtëzakonisht e  madhe... Sot përmes Komisionit kemi ndarë 14 grante për 17 organizata...Shuma  totale është mbi 63 mijë euro ”, tha Rogova. 

Po ashtu edhe, Albulena Zaimi, përfaqësuese e Austrian Development Agency, tha se fokusimi i çështjes gjinore ka të bëjë me çështjet e pabarazisë së përfshirjes s grave në aspektin ekonomik, social e politik, e kjo është një qëllim që të arrihet edhe nga zyra që ajo e përfaqëson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat