Arrestohen në Kroaci dy serbë duke bartur emigrantë nga Kosova

Lajme

Arrestohen në Kroaci dy serbë duke bartur emigrantë nga Kosova

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 21:40
Ilustrim

Policia kroate ka njoftuar sot se ka përfunduar një hetim penal kundër dy shtetasve të Serbisëm pasi janë kapur duke bartur ilegalisht 8 qytetarë nga Kosova, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kroaci.

Siç raporton Hina, Polici anë Istria të Kroacisë, më 3 nëntor, rreth 11:35 orë ka ndalur makinën "Peugeot", me targa serbe, i drejtuar nga një 38-vjeçar, shtetas i Serbisë, ndërsa në makinë barte katër qytetarë të Kosovës, të moshës 27, 48, 23 vjeç dhe një të mitur.

Në të njëjtën ditë, gjysmë ore më vonë, policia ndaloi makinën "Citroen", edhe kjo me targa serbe, e drejtuar nga një shtetas i Serbisë, 32-vjeçar, në makinën e të cilit ishin po ashtu 4 qytetarë të Kosovës, të moshës 27 dhe 32 vjeç dhe dy të miturit.

Nga hetimet penale është konstatuar se qytetarët e Kosovës në mënyrë të paligjshme në këmbë kanë hyrë në Kroaci nga Serbia, të cilët pastaj janë marrë nga dy drejtuesit e makinave.

Dy shtetasit serbë u ndaluan në njësinë e paraburgimit të departamentit të Istrias të policisëm për shkak të shkeljes së Ligjit për të huajt.

Qytetarët e Kosovës janë larguar nga territori kroat, në vendkalimin kufitar Tovarnik, ku i janë dorëzuar Policisë së Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat