Thyhen xhamat e Qeverisë, policia arrestoi një të dyshuar

Lajme

Thyhen xhamat e Qeverisë, policia arrestoi një të dyshuar

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 15:22
Ilustrim

Një qytetarë i revoltuar sot ka thyer disa xhama në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se rreth orës 14:00, policia është njoftuar se në rrugën “Fazli Grajçevci” në Prishtinë, ka pasur thyerje të xhamave në objektin e Qeverisë së Kosovës.

“Për këtë incident është arrestuar një person, mashkull, i lindur më 1967. Personi në fjalë është duke u intervistuar aktualisht dhe nuk dihet ende për motivet dhe vlerën e dëmeve”, tha zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Mësohet se personi i cili theu xhamat, u revoltua ngase, nuk arriti të marrë as një ndihmë udhëzuese nga zyrtarë të personelit në recepsion për çka ai kërkoi. 

Ndryshe, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, nuk kanë njohuri për atë çfarë ka ndodhur në objektin  tyre, sepse gjinden në Pejë, në një aktivitet zyrtar. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat